Përplasja e Hotit me Kurtin për Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputet i LDK-së, Avdullah Hoti i ka rikujtuar kryeministrit Albn kurti kohën kur ky i fundit ishte kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Madje sipas Hotit, në shenjë proteste Kurti ju kishte drejtuar me gaz lotsjellës.

Deputeti Hoti ju është drejtuar Kurit duke i thënë se tashmë e ka pozitën e kryeministrit dhe se ligji për marrëveshje ndërkombëtare tregon procedurat se si ai mund të tërhiqet nga ajo marrëveshje.

“Pse nuk po i merr veprimet tash, ligji ta mundëson. Je kundër një marrëveshjeje, ligji për marrëveshje ndërkombëtare t`i tregon procedurat se si tërhiqesh, bjere në Kuvend dhe unë kam me votu për. S`mundemi me i pas ndryshe veprimet e ndryshe me i pasë sjelljet, tash je në kapacitet të kryeministrit mbaje fjalën”- ka deklaruar Hoti.

Në kundër replikën ndaj deputetit të LDK-së, kreu i ekzekutivit tha se në dialog nuk mund të shtrosh kërkesa fëmijërore.

“Nuk mundesh në dialog të shtrosh kërkesa që nuk mund ta kenë formën e principit. Në dialog jo vetëm që kam kërkuar të jemi të barabartë e Kosova të jetë palë e jo temë, por në të njëjtën kohë me këtë qasje e kam mbatjë barazinë. Nuk mund të shtrosh kërkesa fëminore ‘Unë po dua, ti po don por nuk bëhet’”- ka replikuar Kurti.

“Asociacionin nuk e duan si vlerë për vete por si armë kundër Kosovës, nuk është nevojë e serbëve është armë kundër shtetësisë së Kosovës“- shtoi ai.

Më tej, Kurti i ka thënë deputetit Hoti se për gazin në Kuvend ka mbajtur burg, por që sipas tij shteti i së drejtës nuk është siç duhet për shkak se prapa grilave nuk janë disa kriminelë të tjerë.

“Si aktivist politik e deputet opozitar kam bërë kundërvajtje mirëpo deputeti Hoti, unë kam mbatjë burg për këtë punë. Për të gjitha këto kundërvajtje kam mbajtë burg. Shteti i së drejtës në Kosovë nuk është siç duhet për shkak se ka kriminelë të tjerë që nuk janë prapa grilave”- tha mes tjerash kryeministri.