Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet Një i Dyshuar për ‘Deklarim të Rrejshëm’

Hetuesit rajonalë në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë katër ditë më parë kishin nisur hetimet për rastin “grabitje”, të raportuar nga një qytetar.

I njëjti kishte deklaruar se në orët e mbrëmjes të datës 27 janar 2018, derisa po udhëtonte me veturë në rrugën rajonale Vushtrri- Skenderaj, kishte raportuar se tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës ia kishin marrë një telefon dhe një shumë të hollash.

Policia Rajonale e Mitrovicës njofton se pas procedimit me vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit hetuesit kishin nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Gjatë hetimeve të vazhdueshme për rastin, si dhe mbi bazën e deklarimit të viktimës për rrethanat e rastit të raportuar si ‘grabitje’, hetuesit kanë arritur që të zbulojnë se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’.

Kjo ka rezultuar që viktima/tashmë i dyshuari R.SH., 18 vjeçar, të ketë deklaruar rrejshëm.

Rrjedha hetimore si dhe provat e siguruara kanë bërë që vepra penale të tjetërsohet nga rasti ‘grabitje’ në vepër penale “lajmërim apo kallëzim i rremë” ndaj ankuesit tashmë në cilësi të të dyshuarit, i cili pas intervistës është liruar për procedurë të rregullt.