Arrestohet i dyshuari për ngacmim të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për ngacmim të një gruaje.

Policia  ka njoftuar se dje rreth orës 19, në Zonën Industriale në Prishtinë ka arrestuar të dyshuarin i cili në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.