Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari Për Tentim-Grabitje Në Barnatore

Policia e Kosovës njoftoi se pas disa muaj hetimesh ka arritur ta identifikojë dhe kap të dyshuarin që para një viti tentoi të grabisë një barnatore në qytetin e Prizrenit.

Njoftimi i policisë bën të ditur se hetuesit e stacionit policor në Prizren kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një të dyshuar me mbiemër Certik mbi bazën e dyshimit se i  njëjti me datën 06 tetor 2015 kishte hyrë në Barnatoren “City Farm” dhe nën kërcënimin e thikës kishte kanosur punëtoren që t’i jepte paratë që ndodheshin në arkë.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me ç ‘rast i janë prezantuar edhe dëshmi e incizime të kamerave të sigurisë,” tha zëdhënësi i Policisë Regjionale të Prizrenit Hazir Berisha.

Sipas Berishës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje.