Arrestohen Dy Persona që Sulmuan Policët

Dy persona janë arrestuar të shtunën në mbrëmje në qytetin e Klinës nën dyshimin se kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, sulmi ndaj zyrtarëve policorë ka ndodhur rreth orës 19:00.

Policia njofton se sulmi ndaj zyrtarëve të saj ka ndodhur gjersa të njëjtit i ishin përgjigjur një thirrjeje që kishin pranuar për dhunë familjare.

Policia njofton se nga sulmi ndaj zyrtarëve të tyre nuk është raportuar për të lënduar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje 48 orësh.