Foto-ilustrim

Arrest shtëpiak për të dyshuarin për falsifikim dokumentesh për të përfituar pensionin e veteranit

Më 1 mars, Policia në Skenderaj kishte arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve.

Sipas Policisë, i dyshuari që nga muaji shkurt deri në muajin prill, ka siguruar për disa persona dokumente të falsifikuara për të përfituar pensionin e veteranit të luftës.

Të dyshuarit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

https://kallxo.com/arrestohet-pasi-falsifikoi-dokumente-te-veteraneve/?fbclid=IwAR3fdKnw2FBYHcExvkzNqhH_CKZkJcwEFPraYXs19q3CRjCYlNbAJIi0JZo

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, edhe pse Prokuroria kishte kërkuar që t’i caktohej paraburgimi.. Ndërsa sot Prokuroria ka dërguar ankesë kundër vendimit të Gjykatës”, ka thënë Preteni.