Kyle Randolph Scott, ambasador i SHBA-së në Beograd - Foto: Rtv21

Ambasadori Scott Përshëndet Emërimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve të Veriut

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Randolph Scott, ka përshëndetur emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka shfaqur shpresën se do të vijë edhe deri te përparimi sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Edhe një hap i mirë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Shpresoj për përparim sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave serbe. Duhet përmbushur të gjitha obligimet”, ka shkruar Scott në llogarinë e tij në Twitter. /21Media