Ambasada e ShBA-së për Demarkacionin

Kjo ambasadë përkrah konstatimin e komisionit “se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.

Ambasada pajtohet edhe me sugjerimin e komisionit që Kosova dhe Mali i Zi të ndërmarrin hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit.

“Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do ti kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve euro-atlantike,” thuhet në reagimin e ambasadës pas publikimit të raportit të komisionit.

Raporti i komisionit ndërkombëtar që u publikua dje nuk gjeti shkelje në përcaktimin vijës kufitare mes dy shteteve.

Atë raport e publikoi dje KALLXO.com.

http://kallxo.com/raporti-plote-per-demarkacionin-dokument/

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe banorët kosovarë të zonave kufitare nuk ishin të kënaqur me raportin.

http://kallxo.com/haradinaj-kosova-shtrihet-deri-ne-cakorr-e-zhlep/

http://kallxo.com/banoret-e-kufirit-kunder-raportit-te-eksperteve-te-huaj/