Irfan Salihu, imam nga Prizreni. Foto: Youtube

Aktakuzë Ndaj Imamit Irfan Salihu

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër imamit Irfan Salihu.

Aktakuza e ngarkon Salihun me dyshimin se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik të dënueshëm me Kodin Penal të Kosovës.

Salihu dyshohet se në mars të vitit 2013, ka nxitur, ka përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Sipas prokurorisë, i akuzuari në ligjëratën e tij “Si ta shtojmë bereqetin”, para pjesëmarrësve, ka theksuar se “në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet tona kanë qenë 1 % shqiptar”

…E shajnë atë mysliman që ju ka dhënë me hektarë tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit”, citon Prokuroria të ketë thënë Salihu gjatë kësaj ligjërate.

Në prill të vitit të kaluar, imami ishte suspenduar nga detyra në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizren.