Ilustrim

Aksion i Policisë Kundër Kanabisit në Istog

Në Istog, Policia në bazë të disa informacioneve që kishte marrë, arriti që të lokalizojnë një vend ku po kultivohej bimë narkotike.

Sipas policisë, personi i cili ishte duke kultivuar bimët narkotike kishte gjetur vendin adekuat për mbjelljen e tyre pasi që uji i cili buronte afër bimëve u jepte mundësinë atyre të rriten në mënyrë të mirë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, bimët ishin rritur aq sa të bëheshin gati për treg.

Pasi policia kishte arritur ta lokalizojë vendin, në aksionin e datës 19 shtator, gjykata në Istog kishte dhënë urdhër që të bastiseshin personat e dy të dyshuarve lidhur me këtë rast.

Gjatë filmimeve shihen bastisjet e dy lokacioneve dhe kërkimin e të dyshuarve.

Në lokacionin e parë, policia gjatë kontrollimit të shtëpisë kishte gjetur disa bimë narkotike për të cilat i dyshuari tha se e kishte blerë nga një person të cilin nuk e njeh dhe e kishte blerë për ta konsumuar vet.

E në lokacionin e dytë, gjatë bastisjes së një shtëpie policia arriti ta konfiskojë një numër prej 4 armësh ilegale dhe fishekë.