Aksion i madh i specialëve arrestohet i arratisuri nga burgu (FOTO)

Një operacion i gjerë i policisë është ndërrmarë sot në rajonin e Vushtrrisë në kërkim të një personi të arratisur nga Burgu i Lipjanit.

Të drejtuar nga hetimet rajonale, njësitë speciale kanë arrestuar një person i cili ishte arratisur nga burgu i të miturve në Lipjan.

I dyshuari është arrestuar në një shtëpinë e tij.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me datën 3 maj, Njësitet Rajonale të Policisë se Prishtinës me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer një operacion kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari ne një fshat ne Vushtrri, ku edhe është arrestuar i dyshuari. Gjate kontrollit Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike , për çka edhe është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje. Personi i dyshuar dhe arrestuar është dërguar ne Qendrën Korrektuese te Lipjanit”, tha Ahmeti për KALLXO.com.