Pamje nga vendi i aksidentit - foto e dërguar në Kallxo.com nga një qytetar

Aksident me të Lënduar në Çagllavicë

Një aksident komunikacioni, në të cilin janë të përfshira dy automjete, ka ndodhur sot paradite në afërsi të fshatit Çagllavicë.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com për këtë aksident dhe ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen arka me shishe të “Coca Cola”-s të shkapërderdhura në rrugë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10. Në këtë aksident një person është lënduar dhe ai, sipas zëdhënëses, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet dhe për këtë arsye Policia në vazhdimësi po kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit.

KALLXO.com raportoi ditë më parë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij të viti kanë ndodhur mbi 900 aksidente më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/rritje-e-frikshme-e-numrit-te-aksidenteve/