Mbledhja e Bordit të Drejtorëve të AKP-së Foto: AKP

AKP miraton 20-përqindëshin për punëtorët e tri ndërmarrjeve

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimi ka marrë vendime të shumta gjatë mbledhjes së sotme.

Në këtë mbledhje të rregullt AKP ka marrë vendim ta jap me qira ndërmarrjen shoqërore “Metaliku”.

Përveç kësaj, bordi i drejtorëve ka miratuar edhe transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit si dhe ka miratuar listën e aseteve të luajtshme të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja, si pjesë e listës së shitjes.

Bordi ka miratuar ankesat e listave të 20% të punëtorëve të ndërmarrjeve “Fabrika e Amortizatorëve, “Mlladost” në Shtërpcë dhe “Pertrans” në Pejë.

Gjatë kësaj jave bordi i drejtorëve të AKP-së ka shkarkuar kryeshefin Ekrem Hajdari, ndërsa Petrit Gashi një ditë më vonë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesuesit të bordit.

Gjithashtu, sonte, në emisionin Jeta në Kosovë mund të ndiqni intervistën me Ekrem Hajdarin.