Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi me marrëveshje bashkëpunimi

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës  (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi (CANU) kanë nënshkruar sot në Prishtinë, një marrëveshje bashkëpunimi në mes tyre.

Marrëveshja që u nënshkrua nga dy kryetarët e akademive, parasheh bashkëpunime në fushën e artit dhe të shkence në mes akademikëve kosovarë dhe atyre malazias.

Për të parin e ASHAK-ut, Nexhat Daci nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në dobi të dy akademive e cila i hapë rrugë bashkëpunimit jo vetëm në fushën e arteve por edhe të shkencave.

Sipas tij, dakordimi është arritur në pajtueshmëri të plotë, dhe marrëveshja mundëson bashkëpunimin në projekte konkrete.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë pa asnjë pengesë apo kundër mendim ose mos pajtim”, ka thënë akademik Daci.

Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, Dragan Vukçeviç ka thënë se kjo marrëveshje është një hap mjaft i rëndësishëm për bashkëpunimin në mes dy akademive.

Vukçeviç ka thënë se mes dy akademive mund të organizohen aktivitete, projekte e shkëmbimeve në fushën e artit dhe shkencës, sidomos sipas tij, me rendësi është se dy akademitë mund të konkurrojnë me projekte të përbashkëta në fondet ndërkombëtare.

Ndërsa ka propozuar që dy akademitë të organizojnë një aktivitete për kujtimin e akademikut malazias Radovan Zogoviq, si dhe mundësinë për bërjen e një busti të tij në Kosovës.

“Në bisedim me akademik Dacin kanë cekur edhe një iniciativë tjetër, për mundësin e organizmit të ish-anëtarit tonë të akademisë, Radovan Zogoviq, që kisha thënë shkrimtarit tuaj dhe tonit, sepse me poezitë e tij ka dhënë një kontribut për kulturën dhe popullin shqiptar, andaj do të ishte mirë që këtu në Kosovës të organizojmë një aktivitet dhe bërjen një busti për kujtim të tij”, ka thënë Dragan Vukçeviç, kryetar i Akademisë malazeze të shkencave dhe arteve.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të një numri akademikësh nga dy akademitë respektive.