Arrestim i një të dushuari - Foto: KALLXO.com

5 të Arrestuar në Prizren, u Kapën me Drogë

Policia njofton se në dy raste në Prizren janë arrestuar pesë persona, pasi që janë zënë me substancë narkotike.

Në rastin e parë, në rr.”Kukësi” janë arrestuar katër të dyshuar pasi që gjatë kontrollit te ta janë gjetur dhe konfiskuar 3.56 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të një lokali janë gjetur 16.40 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Ndërsa, në rastin e dytë, në fshatin Malësi e Re është arrestuar një i dyshuar pasi që tek ai gjatë një kontrolle i është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas vendimit të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /21Media