40 Milionë Euro për Universitetet

Më së shumti buxhet për 2016-ën ka Universiteti i Prishtinës-28,548,052 euro. Universitetet tjera publike kanë buxhet shumë herë më të vogël.

Universitetit të Prizrenit i janë ndarë 2.7 milionë euro, atij të Pejës 2.5 milionë, Universitetit të Mitrovicës 2.6 milionë, por ka edhe universitete nën vlerën dymilionëshe të buxhetit.

Këtu hyjnë Universiteti i Gjakovës me 1.6 milionë euro dhe ai i Gjilanit me 1.4, ndërsa Universiteti i Ferizajt ka buxhet për sivjet prej vetëm 567,270 euro.

Buxheti sipas universiteteve
Buxheti sipas universiteteve

Ashtu siç e ka buxhetin shumëfish më të madh, Universiteti i Prishtinës ka shumë më shumë punonjës në raport me universitetet tjera. Ky universitet ka 2081 të punësuar.

Universiteti i Mitrovicës ka 196 punonjës, ai i Pejës 155, i Prizrenit 139, i Gjilanit 104, i Gjakovës 101 dhe i Ferizajt 25 të punësuar.

Këto universitete nga shuma e përgjithshme e buxhetit të ndarë për to, më së shumti shpenzojnë për paga dhe mëditje-22.7 milionë euro, për investime kapitale 5 milionë euro, për mallra dhe shërbime 4.6 milionë euro, subvencione dhe transfere 1.3 milionë euro dhe shpenzime komunale 1.2 milionë euro.

Shpenzimet nëpër kategori
Shpenzimet nëpër kategori
[interaction id=”56e1f2ce251215382ebb551a”]