30 ditë paraburgim të dyshuarit që u kap me drogë afër shkollës

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Sipas komunikatës së lëshuar nga kjo prokurori, të pandehurit me kërkesë të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 17 dhjetor 2018, në kuadër të planit operativ “Stop Drogave në Shkollë” nga ana e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN), në afërsi të shkollës, tek i pandehuri është gjetur një sasi e lëndës narkotike.”, thuhet në njoftim.