Studimi: Përdorimi i hidroksilklorines mund të ketë shkaktuar 17,000 vdekje gjatë COVID-19

Pothuajse 17,000 njerëz mund të kenë vdekur pas marrjes së hidroksilklorinës gjatë valës së parë të COVID-19, sipas një studimi nga studiues francezë.

Ilaçi kundër malaries iu përshkrua disa pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 afat gjatë valës së parë të pandemisë, “megjithë mungesën e provave që dokumentojnë përfitimet e tij klinike”, theksojnë studiuesit në punimin e tyre, të botuar në numrin e shkurtit të Biomedicine & Farmakoterapi.

Tani, studiuesit kanë vlerësuar se rreth 16,990 njerëz në gjashtë shtete – Francë, Belgjikë, Itali, Spanjë, Turqi dhe SHBA – mund të kenë vdekur si rezultat.

Kjo shifër rrjedh nga një studim i botuar në revistën shkencore Nature në vitin 2021, i cili raportoi një rritje prej 11 për qind në shkallën e vdekshmërisë, lidhur me recetën e tij kundër COVID-19, për shkak të efekteve të mundshme negative siç janë çrregullimet e ritmit të zemrës dhe përdorimi i tij në vend të trajtime të tjera efektive.

Studiuesit nga universitetet në Lyon, Francë dhe Québec, Kanada, e përdorën këtë shifër për t’i analizuar të dhënat e hospitalizimit për COVID-19 në secilin nga gjashtë shtetet, ekspozimin ndaj hidroksilklorinës dhe rritjen e rrezikut relativ të vdekjes të lidhur me ilaçin.

Në fakt, ata thonë se shifra mund të jetë shumë më e lartë duke pasur parasysh se studimi ka të bëjë vetëm me gjashtë shtete nga marsi deri në korrik të vitit 2020, kur ilaçi u përshkrua shumë më gjerësisht.

Hidroksilklorina fitoi rëndësi pjesërisht për shkak të virologut francez Didier Raoult i cili kishte udhëhequr spitalin e Fondacionit të Infeksionit Méditerranée, por më vonë u hoq mes polemikave në rritje.

Ajo u konsiderua gjithashtu si një “kurë mrekullie” nga SHBA-të e atëhershme nga Presidenti Donald Trump, i cili pati thënë: “Çfarë ke për të humbur? Merre atë.”/Politico.eu

Përgatiti: Nuhi Shala