Pejë, 15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 76 pacientë me COVID-19, prej tyre 68 janë me oksigjeno – terapi ndërsa prej tyre 15 janë në gjendje të rëndë.

Nga raporti ditor i spitalit tutje bëhet e ditur se dy pacientë janë shëruar brenda 24 orëve nga infeksioni SARS- CoV-2.

IKShPK dje ka njoftuar se në nivel vendi janë regjistruar 733 persona të infektuar me coronavirus, në Pejë u shënuan 59 raste.

Aktualisht në Kosovë janë 8,845 raste aktive me COVID-19.

26,121 persona janë infektuar deri më tani nga coronavirusi, 16,499 janë shëruar ndërsa 777 kanë vdekur.