Ngrënia e mishrave të procesuar i rritë rreziqet e kancerit të prostatës

Kanceri i prostatës zakonisht zhvillohet ngadalë, prandaj shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje vështirë vërehen.

Me dhjetëra mijëra raste të reja me këtë kancer diagnostikohen çdo vit, ndërsa ngrënia e ushqimeve të caktuara mund ta rris rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se ka mjaftueshëm dëshmi se ngrënia e mishrave të procesuar i rritë shanset e formimit të këtij kanceri.

Ndërsa ngrënia e pemëve dhe perimeve, si dhe ngrënia e një diete të pasur me fibra, mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës, transmeton Telegrafi.

Rreziku i zhvillimit të kancerit së prostatës rritet edhe duke konsumuar sasi të mëdha të produkteve të bulmetit.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të konsumoni pemë dhe perime sepse janë të mbushura me vitamina dhe minerale, si dhe me shumë veti antikanceroze, siç janë karotenoidet dhe flavanoidet. /Telegrafi/