Mamografi falas gjatë gjithë muajit tetor në kryeqytet

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë ka njoftuar se do ofrojë shërbim të mamografisë falas për muajin tetor.

Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në dy qendra të mjekësive familjare: QKMF (Qafa) – në Njësinë e Radiologjisë  dhe  QMF 5 – Dardani/Ulpianë.

Sipas komunës, të interesuarit duhet të caktojnë terminin në numrin kontaktues: 045-354-576.

Më poshtë gjeni një shkrim për disa prej faktorëve që mund të shkaktojnë kancerin e gjirit.

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit!