Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Klinika e ORL-së dhe e syve fillon caktimin e termineve përmes telefonit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se prej datës 6 korrik do fillojë cakimi i termineve përmes telefonit në klinikën e ORL-së dhe Syve.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton të gjithë pacientët, se nga dita e mërkurë, 6 korrik 2022,  do të fillojë me caktimin e termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL)  dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se caktimi i termineve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, nga ora 12:00 deri 14:30.

“Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga  mjeku specialist përkatës.  Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit”, u bë e ditur në njoftimin e ShSKUK-së.

Në njoftim potencohet se nëse bëni termin pa udhëzim nga mjeku përkatës, termini do të anulohet.

ShSKUK tutje thekson se është në finalizim  të planit për caktim të termineve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së.

Terminet caktohen në numrin: 038 500 600 34 44