IKShPK, 200 mijë teste për COVID-19 për dhjetë muaj

Marrja e mostrave gjatë 24 orëve është bëri ‘rutinë’ për stafin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Nga muaji shkurt kur edhe ka filluar marrja e mostrave për personat e dyshimtë me coronavirus e deri më sot (12.01.2021) janë bërë 200,093 testime të testit PCR për COVID-19.

Me mbi 200 mijë testime të bëra deri më tani kanë rezultuar pozitivë 54,261 persona, ndërsa 1,387 kanë vdekur.

“Numri total i rasteve pozitive është 54,261 raste nga 200,093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,387 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Rasti i parë në Kosovë është regjistruar më 13 mars 2020, ndërsa rasti i parë në botë u regjistrua në nëntor në  provincën Wuhan të Kinës.

Coronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma e frymëmarrjes (MERS-CoV) dhe Sindromi i Rendit i Akut (SARS-CoV).

Sëmundja coronavirus (COVID-19) është një lloj i ri që u zbulua në vitin 2019 dhe nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.