Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

661 mjekë specialistë në Kosovë, që nga viti 2017 nuk janë bërë specializime

Mjekësia në Kosovë dhe në përgjithsi në botë  është duke u përballur me një situatë të ndërlikuar, kujdesi për qytetarët tashmë është shumëfishuar për shkak se bota është duke u përballuar me pandeminë COVID- 19.

Që nga 13 marsi ku në Kosovë u shfaqën rastet e para të infektuara dyert e spitaleve pranuan e shëruan shumë qytetarë.

Sipas statistikave të vitit 2018, të cilat KALLXO.com i ka sigurar përmes Ministris së Shëndetsisë, në shtatë spitalet e Kosovës janë 661 mjekë specialistë.

Në një përgjigje nga zëdhënësi i  Ministrisë së Shëndetsisë, për KALLXO.com, thuhet se specilaizimi i fundit në Kosovë është bërë në vitin 2017, i cili kishte filluar në vitin 2016.

Tash e katër vite në Kosovë nuk është shtuar asnjë mjek i specializuar.

Spitali i Prizrenit paraprin më mjekë të specializuar, 168 sosh, pastaj spitali i Gjilanit me 113 mjekë të specializuar, ndërsa spitali me më së paku të tillë del të jetë ai i Vushtrrisë i cili ka 32.

Statistikat  e spitaleve të Kosovës:

Spitali i Prizrenit ka 168 mjeks specialist, me 422 infermier dhe gjithsej 722 punëtorë gjithsej, këtu duke i përfshirë edhe stafin joshëndetsore si dhe praktikantët.

Spitali i Gjilanit ka 113 mjekë specialistë, 328 infermierë dhe në total ka 542, duke u përfshirë edhe stafi joshëndetësorë dhe praktikantët.

Spitali i Pejës ka 106 mjekë specialist,  300 infermier  gjithsej  556 staf i përgjithshëm duke përfshirë edhe stafin jo shëndetsorë dhe praktikantët.

Spitali i Gjakovës, ka 95 mjeks specialist, 336 infermierë dhe 555 në përgjithësi këtu duke përfshirë edhe personelin joshëndetsor dhe praktikantët.

Spitali i Mitrovicës, ka 83 mjekë specialistë, 256 infermierë si dhe në total ka 443 të punësuar, duke përfshirë edhe stafin joshëndetsor dhe praktikantët.

Spitali i Ferizajt, ka 64 mjekë specialistë, 152 infermierë, në total ka 281 të punësuar, këtu duke përfshirë edhe personelin joshëndetsor dhe praktikantët.

Spitali i Vushtrrisë ka 32 mjekë specialistë, 88 infermierë dhe në total 155 të punësuar, këtu duke përfshirë edhe personelin joshëndetsor dhe praktikantët.

Nga këto statistika të vitit 2018 del se në spitalet e Kosovës janë 661 mjekë specialist si dhe 1 mijë e 882 infermier dhe në përgjithsi janë të punësuar 3 mijë e 254.