COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

17 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 17 persona kanë vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Deri më tani 1.137 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS-CoV-2.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.