Kërkimet për dy policët e zhdukur - Foto: KALLXO.com

Selimi për policët e zhdukur: Të mos fshihet asgjë

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit foli për kërkimin e policëve të zhdukur që nga e shtuna në Lepenc.

Selimi në fjalën e tij u kërkoi organeve të sigurisë dhe drejtësisë që të mos fshehin asgjë në lidhje me këtë rast.

Selimi deklaroi se Policinë e Kosovës duhet dashur jo vetëm kur menaxhon protestat, kur edhe kur policët vdesin.

Deputeti kërkoi sigurim jetësor për policët, duke thënë se kjo nuk duhet të na kujtohet vetëm kur ata vdesin.

Për Selimin policët e vërtetë të Kosovës janë si Enver Zymberi që u vra në veri të Kosovës gjatë aksionit në korrik 2011 për kthimin nën kontrollin institucional të pikave kufitare të atjeshme.

Dy policët ranë nga Magjistralja Kaçanik – Hani i Elezit të shtunën, ndërsa ka gjashtë ditë që po kërkohen pa sukses.

KALLXO.com vazhdimisht ka ndjekur kërkimin e tyre.