Foto: KALLXO.com

Mjekësia ligjore: Organet në Lepenc janë të shtazëve

Organet e brendshme që u gjetën sot në Lepenc, teksa po kërkohej trupi i policit Armend Trena, janë të shtazëve.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu.

“Me kërkesën e policisë sapo i ekzaminova organet e gjetura disa orë më parë. U vërtetua se organet e gjetura u përkasin shtazëve”, tha Gërxhaliu.

Për gjetjen e këtyre organeve tregoi pasdite zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

Edhe Gashi tha se organet e gjetura mund t’u përkasin shtazëve, por deklaroi se për këtë do të deklarohet Instituti i Mjekësisë Ligjore.

http://kallxo.com/mbetje-shtazore-gjenden-te-vendi-i-kerkimit-ne-lepenc/

Dy policët Armend Trena e Malsor Dashi ranë nga magjistralja Kaçanik- Hani i Elezit në Lumin Lepenc të shtunën që shkoi.

Dje u gjet trupi i pajetë i Malsor Dashit, ndërsa sot u bë varrimi i tij.

http://kallxo.com/varroset-polici-malsor-dashi-foto/

Kërkimet vazhduan gjatë gjithë ditës edhe për gjetjen e trupit të Armend Trenës.