Foto: Kallxo.com

Sami Lushtaku dhe 6 të tjerët sot para Gjykatës për tenderin milionësh të KEK-ut

Sami Lushtaku dhe gjashtë të akuzuarit e tjerë sot pritet që të paraqiten në gjykatë për t`u përballur me akuzat në lidhje me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut.

Përpos ish kryetarit të Skenderajt të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë edhe ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.

Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim.

Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit.

https://kallxo.com/kushtetuesja-refuzon-arben-gjuken-sami-lushtakun-hysni-hoxhen/

Për tenderin e KEK-ut Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar në vitin 2014, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, e aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.

Tender Milionësh për Ish-Truprojën dhe Nipin e Sami Lushtakut

Tender Milionësh për Ish-Truprojën dhe Nipin e Sami Lushtakut

 

 

www.Kallxo.com