Pronarët e kioskave futen në mbledhjen e Asamblesë së Prishtinës

Pronarët e 36 kioskave në Prishtinë, për të cilat është shpallur ankand për tu vënë në shfrytëzim po protestojnë sërish para Komunës së Prishtinës.

Këta qytetarë po ankohen për kriteret e konkursit, për të cilat thonë se i përjashton nga gara.

Me pankarta “ Ju jepet të varfërve për t’iu dhënë milionerëve, këta qytetarë janë mbledhur para Komunës së Prishtinës.

Ata janë lejuar që të futen brenda ku po mbahet mbledhja e Asamblesë Komunale.