Foto: RTV 21

Prokurororia liron personin që i pengoi policët

Prokuroria e Prishtinës ka vendosur ta liroj në procedurë të rregullt një person i cili ishte arrestuar në mëngjes me pretendimin se kishte penguar policët në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Prishtinë ndërsa personi është arrestuar nga policia për shkak se kishte penguar policët që po i shqiptonin një tiketë trafiku.

Raporti sqaron se me urdhër të prokurorit personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt