Ilustrim

Prizren, dasmori përfundon i prangosur

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

I dyshuari është arrestuar pasi që gjatë një ahengu kishte shtënë me armë në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole) dhe 6 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar. Sipas Policisë, rasti është duke shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje pas mesnate.