Prishtinë, arrestohen pasi sulmuan një person

Një burrë është sulmuar fizikisht nga dy persona dhe me mjete të forta ia kanë dëmtuar edhe automjetin të cilin ishte duke e drejtuar.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë në orë 17:50.

Siç bëhet e ditur viktima në veturë ishte i shoqëruar me dy gra/vajza, ku njëra e mitur ka pësuar lëndime.

“Viktima në tentim për të ikur nga të dyshuarit ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale duke i goditur tri automjete. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri  pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.