FC Prishtina, Foto: RTV 21

Prishtina barazon në parakualifikimet për Europa League

Skuadra nga kryeqyteti zhvilloi ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Europës.

Prishtina u përball me Europa FC, skuadër nga Gjibraltari në kuadër të parakualifikimeve për garën Europa League, shkruan rtv21.tv.

Pas 90 minutave të lojës së rregullt rezultati përfundoi barabartë, 1 me 1, pas golave të Enrique Carreno nga penalltia dhe Meriton Korenica.

Do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër për të kuptuar se cila skuadër kalon tutje./21Media