Futbollistët e Dritës marrin rezultatet e testeve për COVID-19

Kampioni i Kosovës në futboll, KF Drita, ka njoftuar se i gjithë stafi i klubit kanë dalë negativë në testin për COVID-19, para ndeshjes kundër Legia Warsaw që do të zhvillohet në Poloni në kuadër të kualifikimeve për Europa League.

KF Drita do të ndeshet në këtë rreth të Europa League më kampionin e shumëfishtë të Polonisë.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 24 shtator.

“Klubi jonë FC DRITA dje është testuar për testet e Covid-19 në prag të ndeshjes me Legia Warsaw që do të zhvillohet në Poloni. Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIV. Sfida me Covid-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit kampion të Kosovës.

Kualifikimi i Dritës në këtë rreth garash është arritja më e madhe e klubeve kosovare në garat evropiane.