Sukses historik i Dritës, kualifikohet në rrethin e tretë në Ligën e Europës

Drita ka shënuar fitore historike ndaj Sileksit nga Maqedonia e Veriut duke e mposhtur me rezultat 0-2, në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Europës.

Pjesën e parë gjilanasit luajtën mjaftë mirë por nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit.

Pjesën e dytë e nisën furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 48’.

Golin e dytë e shënoi kapiteni Ardian Limani në minutën e 80’ pas një aksioni të bukur nga mysafirët.

Drita kualifikohet në rrethin e tretë të Ligës së Europës, duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrinë të kalojë në këtë fazë.

Kampionia e Kosovës do të takohet me Legian e Varshavës më 24 shtator në Poloni.