Foto: Ilustrim
Policia Arreston Dy Persona për Posedim të Marijuanës
25.3.2017 - 18:27
Sipas raportit 24 orësh të policisë, në fshatin Llapushnik, dy persona shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre me të cilën udhëtonin janë zënë 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë.
Me urdhër të prokurorit vetura e të dyshuarve është konfiskuar,ndërsa atyre u është caktuar ndalimi policor.
KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksionet e policisë kundër narkotikëve. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.
Edhe në Rubrikën “Policia” të “Emisionit “Drejtësia në Kosovë” shpesh janë shfaqur aksione kundër drogës.
http://kallxo.com/aksioni-policia-ndalon-veturen-ne-te-cilen-gjen-narkotik/
http://kallxo.com/fundi-rrjetit-te-droges-shqiperi-kosove-serbi/