Foto: Ilustrim

Plagosje me thikë në Gjilan

Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti kishte sulmuar me një mjet të fort dhe me thikë një burrë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim i rëndë trupor, ka ndodhur dje rreth orës 03:00 të mëngjesit.