ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Pejani fotografon pushkën, arrestohet nga Policia

Policia e Pejës ka arrestuar një person, i cili kishte fotografuar armën dhe e kishte publikuar në rrjetet sociale.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kushutan të Pejës dje rreth orës 11:30.

I dyshuari përmes rrjeteve sociale kishte postuar një armë të gjatë.

“Pas identifikimit, i dyshuari është ftuar në Polici ku gjatë intervistimit ka pranuar dhe dorëzuar vullnetarisht një armë gjysmë-automatike kal. 7.62×39 mm”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje.