Pacientët e QKUK-së u rrëzuan nga shtretërit e vjetër, shpërndahen shtretër të rinj në klinika

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë ndërruar 60 shtretër në Klinikën e Ortopedisë dhe 14 të tjerë në atë të Fiziatrisë.

Ai tregoi që janë dërguar 117 shtretër të rinj edhe në Gjinekologji, njëzet e dy në Neonatologji dhe njëzet e gjashtë në Endokrinologji.

“Dy pacientë janë rrëzuar dje në Klinikën e Ortopedisë derisa kanë qenë duke qëndruar në këta shtretër. Fatmirësisht pa pasoja, por nuk mund të pritet diçka më e mirë në shtretër të vitit 1981. Sidoqoftë, kjoka qenë dje”, ka shkruar Ismaili.