Ilustrim

Një i dyshuar recidivist e rrahë gruan e tij në Gjakovë

Një grua është sulmuar nga bashkëshorti në Gjakovë. Siç njofton Policia, viktima nuk ka pësuar lëndime, derisa bënë të ditur se i dyshuari është i njohur si recidivist për Policinë.

I dyshuari njofton Policia se është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ankuesja, viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se në shtëpinë e saj ishte sulmuar por pa ndonjë pasoj nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  K/Shqiptar. I dyshuari është recidivist dhe i njohur për policinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet  në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.