Një 18-vjeçar mbytet në Gjirin e Lalzit

Një tjetër person është mbytur sot në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Siç njofton policia e Shqipërisë, viktima është një 18 – vjeçar nga Tirana, i cili ndërroi jetë në spital.

“Më datë 22.07.2018, tek Gjiri i Lalzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://kallxo.com/mbytet-ne-plazhin-e-velipojes-duke-u-perpjekur-ta-shpetoje-te-fejuaren/

Sot një tjetër qytetar u mbyt në Velipojë.