Nivel i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë është në nivel të lartë.

Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, niveli i ndotjes është i pashëndetshëm.

Indeksi i cilësisë së ajrit në Prishtinë sipas matjeve të orës 09:00 është 172, që është shifra më e lartë në rajon.

Këto matje rekomandojnë që në këtë nivel të ndotjes “Fëmijët dhe të rriturit, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e gjatë në natyrë”.