Zyrtare: Manchester United e shkarkon Jose Mourinhon (Foto)

Edhe zyrtarisht Manchester United, ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin portugez Jose Mourinhon.

United sot ka njoftuar se e ka shkarkuar Mourinhon dhe e falënderon për punën e bërë tek “The Reds”, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.

Shkarkimi i Jose Mournihos, ka ardhur pas formës së dobët të Unitedit, ku nga 17 xhiro në Premierligë, ka arritur t’i grumbullojë vetëm 26 pikë dhe radhitet në vendin e gjashtë.

Goditja vebdimtare për Mourinhon ishte humbja ndaj Liverpoolit të dielën me rezultat 3-1.