Mourinhos i afrohet një ekip italian

Trajneri portugez Jose Mourinho mund ta drejtojë Romën prej sezonit 2019/2020.

Sipas “Sky Italia”, Mourinho mund të rikthehet prapë në Serie A, por kësaj here te një skuadër tjetër, ajo e Romës.

Roma është duke tentuar që ta bindë Mourinhon të transferohet në kryeqytetin e Italisë, pasi si rival e kanë edhe Interin të cilët dëshirojnë ta bindin atë të rikthehet tek ‘zikaltërtit” përsëri pasi me të e fituan tripletën në vitin 2010.

56 vjeçari ka deklaruar se dëshiron që të fitojë përsëri ligën dhe tituj evropianë me një skuadër të re, prandaj kjo deklaratë e tij ka bërë që ta zgjojë interesimin e Romës.

Mourinho u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018-të pas humbjes nga rivali i përbetuar Liverpool.

Skuadra e Romës në këtë sezon nuk është duke kaluar mirë, pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, erdhi shkarkimi i trajnerit Eusebio Di Francesco.

Në vend të tij erdhi Claudio Ranieri, por nuk e ka nisë mirë me Romën dhe pritet të largohet në fund të sezonit.

Roma aktualisht pozicionohet në vendin e tetë me 48 pikë dhe rrezikon shumë që në sezonin e ardhshëm të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.