Sonte zhvillohet sfida Cagliari-Roma, ky është vendimi i Mourinhos për Marash Kumbullën

Sonte në kuadër të ligës italiane të futbollit zhvillohet ndeshja midis Cagliarit dhe Romës.

Trajneri i verdhekuqve Jose Mourinho ka lënë mbrapa “hasmëritë” me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Mraash Kumbullun, të cilin e ka ftuar për ndeshjen e sotme.

Kumbulla ishte njëri nga 5 lojtarët të cilët Mourinho i “përjashtoi” pas ndeshjes me Bodo Glmit, ku Roma u turpërua duke pranuar 6 gola.

Kumbulla ishte njëri prej lojtarëve startues, gabimet e të cilit ishin të pafalshme për trajnerin portugez.

Megjithatë, duket se tashmë raportet mes tij dhe Mourinhos janë kthyer në normalitet.

Kumbulla është futbollisti i vetëm që është ftuar nga të gjithë futbollistët që Jose Mourinho kishte përjashtuar në duelin kundër Napolit.

Marash Kumbulla përmes një postimi në rrjetin social para disa ditëve kishte kërkuar falje për mos paraqitjet e mira.

‘’Nga gabimet duhet të mësojmë, pak fjalë e shumë punë, përpara Roma’’, kishte shkruar në një fotografi të postuar mbrojtësi shqiptar i Romës.

Deri më tash , Kumbulla ka zhvilluar 21 paraqitje për Romën dhe ka arritur të shënoj një herë.