Foto: LLAPI

Zyrtare: Llapi prezanton trajnerin e ri nga Maqedonia (Foto)

KF Llapi sot edhe zyrtarisht ka prezantuar trajnerin e ri nga Maqedonia, Xhengiz Rexhepin.

Dje skuadra llapjane konfirmoi se e ka shkëputur kontratën me ish-trajnerin Bekim Shotani, me mirëkuptimin e të dy palëve.

E Llapi nuk ka qëndruar pasiv, pasi menjëhërë pas një dite e ka prezantuar trajnerin e ri.

Trajneri Xhengiz Rexhepi më parë ka qenë ndihmës trajner tek skuadra e Sivassporit në Turqi, dhe mban postimin e ndihmës selektorit në Përfaqësuesen e Maqedonisë.

Trajneri Rexhepi, ka premtuar punë profesionale, disiplinë dhe përkushtim për t’i arritur objektivat e Llapit.

Ky është postimi i plotë i Llapit.