Zyrtare: Dukagjini peshkon te Vëllaznimi, ia rrëmben portierin dhe dy lojtarë (FOTO)

Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka vazhduar me përforcime në mënyrë që ta nisë mirë sezonin e ri në Superligë, të cilin e siguroj në xhiron e fundit duke dalë në vendin e dytë në Ligën e Parë.

Skuadra nga Klina, sot i ka zyrtarizuar tre transfere të reja.

Ata janë  poriteri Altik Muhaxhiri, qendërmbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori ofanziv Jeton Dushi.

Të tre lojtarët janë transferuar nga skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, ku për shumë vite ishin shtylla kryesore e skuadrës gjakovare.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Dukagjinit.