Zyrtare: Bayern Munich transferon sulmuesin e Hamburgut (FOTO)
20.5.2019 - 19:32
Bayern Munich është duke u shfaqur tejet aktiv sa i përket transferimeve të lojtarëve ende pa filluar mire merkato verore.
Bavarezët deri më tani i kanë transferuar dy super lojtarë, mbrojtësin e krahut të majtë nga Atletico Madrid, Lucas Hernandes dhe mbrojtësin e krahut të djathtë nga Stuttgardi, Benjamin Pavard.
Bayern ka konfirmuar se e ka transferuar Jan- Fiete Arp nga Hamburgu.
Sulmuesi i ri i Bayernit edhe për një sezon do të qëndroj në Hamburg, pastaj do të nisë karrierën e tij te bavarezët.