Zogu me Sqepin e Kaltër Vrasës

Ky zog i rrallë jeton ekskluzivisht në pyjet e lagështa në Madagaskar.

Vanga Helmet është zogu më unik, sqepi i kaltër i ndritshëm e veçon atë nga pjesa tjetër e zogjve.

Vanga është gjetur vetëm në pyjet e lagështa, lindore të Madagaskarit. Ka rreth 20 specie të këtij zogu në ishull, të gjitha me prejardhje nga të njëjtat lloje të paraardhësve.

Askush nuk e di saktësisht pse u bekua me këtë pjesë të shkëlqyer, por bukuria e këtij sqepi fsheh një armë vdekjeprurëse. Vanga janë gjuetarët që rrëzojnë shumëkëmbëshat, gjinkallat dhe hardhucat nga lart.