Vushtrria pasi e zyrtarizoi trajnerin e ri, nisë edhe transferimin e lojtarëve (FOTO)

Vushtrria gjatë ditës së sotme bëri të ditur se postin e trajnerit për sezonin e ri do ta ketë Bekim Shotani.

Vushtrriasit, menjëherë pas zyrtarizimit të Shotanit, kanë nisurë edhe merkaton për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri 2019/2020.

20 vjeçari Rinor Karaqa iu është bashkuar sot edhe zyrtarisht Vushtrrisë, nga skuadra e Vllaznisë së Pozheranit.

Ai më herët ishte pjesë e Vushtrrisë në akademinë e klubit duke qenë pjesë e të gjitha grupmoshave.